Në futboll kurrë mos thuaj kurrë, aq më tepër kur bëhet fjalë për merkato. Nuk i shpëton kësaj filozofie as Dorian Kërçiku i cili dhuron një nga befasitë më të mëdha në këtë merkato dimri. Pasi u largua nga Tirana, në kërkim të një ekipi të ri që i ofron më shumë minuta, mbrojtësi i djathtë ka surprizuar opinionin sportiv pasi të gjithë prisnin që të vijonte karrierën me Bylis, skuadër më të cilën kishte gjetur akordin paraprak, Kërçiku është prezantuar këtë të martë me fanellën e Partizanit.

Kerciku
Kerciku

Klubi i kuq me anë të një njoftimi për mediat ka bërë zyrtare arritjen e marrëveshjes me 26-vjeçarin. Kërçiku ka firmosur një kontratë me klubin e kuq deri në përfundim të këtij sezoni me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm:

Dorii
Dorii

“Jam shumë entuziast që jam pjesë e Partizanit. Kam ardhur teksa skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për karrierën time”, u shpreh Kërçiku në një intervistë për faqen zyrtare të klubit. Ish mbrojtësi i Tiranës i është bashkuar Partizanit në Turqi aty ku kryeqytetasit vijojnë prej 3 ditësh fazën përgatitore. Më grupin këtë periudhë janë bashkuar edhe disa lojtarë të tjerë të cilët do të jetë në provë si sulmuesi italian Davide Lorenco .
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: