Herolind Shala është zyrtarisht një lojtar i Sparta Praga-s. Talenti i përfaqësueses shqiptare ka firmosur një kontratë deri në vitin 2018. Shala do të mbajë të veshur fanellën me numrin dhjetë tek skuadra më e famshme Çeke. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit Shala është shprehur i lumtur për transferimin e tij tek klubi më i famshëm çek në arenën europine.

“Kjo është një ëndërr për mua. Sparta është një klub i madhe dhe me traditë. Pres me padurim që të luaj për këtë skuadër, është nder të mbaj veshur ketë fanellë”,- është shprehur Shala.
(er.nu/e.shkambi/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: