Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, goli në fushë kundërshtare nuk do të vlejë dyfish në garat për kupat e Evropës. Kjo është konfirmuar nga kreu i UEFAS, Aleksandër Ceferin.

“Nuk është e përshtatshme që një gol në fushën kundërshtare të peshojë më shumë. Rregulli ndikonte në dëm të ekipeve vendase, të cilat, ishin të frikësuara që të mos pësonin gol, pasi kjo kthehej në favor të kundërshtarëve”, ka thënë Ceferin.

Rregulli i avantazhit në golin në transfertë, ishte vendosur për herë të parë në vitin 1965, ndërsa favorizonte ekipin që shënonte më shumë gola jashtë fushës, në përballjet me dy takime.

Me rregullin e ri, nëse numri i golave është i barabartë, atëherë ekipet do i drejtohen kohës shtesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb