Ajaksi nuk do të kenë mundësi që të kurorëzohen kampion këtë vit, pasi federata holandeze e futbollit vendosi që anulojë sezonin 2019-2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke e bërë sezonin nul.

Federata doli me këtë njoftim pas urdhrit të kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, që vendosi ndalimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri më 1 shtator.

Kështu, Eredivise nuk do të ketë ekip kampion, ndonëse tabela e renditjes do të zyrtarizohet e tillë për të çuar klubet holandeze në Kupat e Europës. Ajaksi dhe AZ Alkmari, që bashkëkryesonin kampionatin, por kryeqytetasit në vend të parë dhe që nuk do kenë mundësi t’i gëzohen një titulli, ndërsa shpëtojnë Ado Den Hag dhe RKC Valvijk, dy ekipet e fundit të tabelës, që tashmë nuk do të bien një kategori më poshtë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb