Simone Inzaghi do të vijojë të jetë trajner i Interit deri në vitin 2024. Lajmi i konfirmimit zyrtar ka ardhur nga klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Tekniku i zikaltërve bëri mjaft mirë në pankinë në sezonin e parë, duke krijuar menjëherë një skuadër kompetitive. Interi fitoi Kupën dhe Superkupën, e sa i përket kampionatit, ekipi u rendit në vendin e dytë (Milan fitoi titullin).Me zyrtarizimin e “timonierit” që do ketë në dorë frenat e skuadrës për edicion e ri, te Interi priten disa afrime të rëndësishme si Dybala, Lukaku, apo Asllani.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: