Destiny Udogie është lojtar i Tottenham. Mbrojtësi 19 vjeccar ka firmosur me Spurs deri në vitin 2027.

Udogie vjen nga Udinese, sakaq më parë ka luajtur edhe për Veronën. Italiani ra në sytë e Antonio Contes që në vitin e kaluar, ku në Udine ishte një titullar i padiskutueshëm.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e përhershëm të Destiny Udogie nga Udinese.

Mbrojtësi ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe do të kthehet në skuadrën e Serisë A në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23” – Shkruan klubi me seli në Londër.

Tottenham, pas disa afrimesh të rëndësishme, lëviz sërish në merkato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: