Inter zyrtarizon me titull përfundimtar transferimin e Alexis Sanchez në Milano. Me anë të një komunikimi për mediat klubi zikaltër ka njoftuar se Sanchez ka firmosur një kontratë të re deri më 30 qershor 2023.

Inter Sanchez
Inter Sanchez

Pas disa ditësh negociatash ndërmjet Inter dhe Man.United, dy palët kanë gjetur akordin final, me zikaltërit që vënë në jetë një goditje të rëndësishme pasi Sanchez do të transferohet me parametra zero. Sulmuesi ka zgjidhur kontratën me “djajtë e kuq” duke firmosur me Inter një kontratë 3-vjeçare. Sanchez do të përfitoj 7 milion euro neto në sezon. Kjo goditje është përgëzuar edhe nga vetë trajneri Conte i cili e ka cilësuar si një operacion i shkëlqyer nga drejtuesit e klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb