Gianluca Scamacca do të vijojë të jetë pjesë e Sassuolos, të paktën deri në vitin 2026. Lajmi për rinovimin e sulmuesit e ka dhënë klubi nga Reggio Emilia.

23 vjeçari ishte objektiv kryesor i merkatos së Interit. Kampionët e Italisë tashmë duhet të shohin për alternativa të tjera, me pistën Scamacca që bie automatikisht.Ai ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 13 gola. Më parë ka qenë pjesë e Genoa dhe Cremonese.

 

 

“Sassuolo Calcio njofton rinovimin e Gianluca Scamacca (1999, sulmues) deri më 30 qershor 2026″ – shkruan klubi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb