Marek Hamsik thotë mjaft. Ish-mesfushori i njohur ka bërë me dije se do të largohet nga futbolli i luajtur. Sllokavu ka njoftuar gjithçka, në një konferencë për shtyp.

“Trabzonspor do të jetë ekipi im i fundit dhe unë do të luaj ndeshjen time të fundit në shtëpi të shtunën. Dua të falenderoj të gjitha klubet për të cilat kam luajtur që ma dhanë këtë mundësi. Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim, unë e realizova ëndrrën time.

Sapo linda, futbolli ishte gjëja e parë që më erdhi në mendje. Ky ishte fati im. Karrierën e fillova në moshën 4 vjeçare, kisha ëndrra të mëdha dhe mendoj se i kam arritur qëllimet e mia. Dua të falenderoj familjen dhe miqtë e mi që kanë qenë pranë meje për besimin tek unë.

Faleminderit tifozëve që më kanë mbështetur. Tani do të shijoj këto momente të fundit, ndeshjet e fundit. Mund të mos qaj, por jam shumë i lumtur dhe krenar”, – Tha ai.

35-vjeçari mbahet mend për faktin se ka luajtur disa vite te Napoli, ndërsa ka kontribuar edhe për Dalian Pro dhe Goteborg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: