SPANJË

Ish- portieri legjendar i Real Madrid Iker Casillas është zyrtarisht kandidat për president të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Në një status në tweeter Casillas shkruan se ‘’Po, do të kandidoj për Presidencën e RFEF kur të thirren zgjedhjet. Së bashku të vendosim Federatën tonë në kulmin e futbollit më të mirë në botë, atë të Spanjës.’’.

Casillas nuk ka luajtur një ndeshje futbollit që kur pësoi atakun në zemër në maj të vitit të kaluar. Ai ende nuk ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli por duket se me këtë vendim ai do të lërë përfundimisht dorezat e portierit.

38- vjeçari i doli futbollist nga akademitë zinxhir të Real Madrid duke luajtur edhe me ekipet Real Madrid C dhe B, deri kur debutoi në 1999 me ekipin e parë për të veshur dorezat dhe fanellën e Los Blancos për 16 vite me radhë.

Po ashtu ai është i veçantë në Spanjë pasi është kapiteni i vetëm i kombëtares spanjolle që ka ngritur një kupë bote, atë të fituar në Afrikën e Jugut në 2010. Por në zgjedhjet për Federatën Spanjolle të Futbollit ai do të hasë një konkurrencë të fortë pasi do të ketë përballë presidentin aktual Luis Rubiales.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb