Pas trazirave të shumta është vendosur që të shtyhet ndeshja e Kupës Libertadores mes River Pleit dhe Boka Juniors. Edhe pse organizata ndërkombëtare që drejton futbollin, më insistimin e Xhani Infantinos, kërkonte që takimi të luhej me çdo kusht sot, në fund është vendosur shtyrja e tij.

Plagosja e disa lojtarëve të Boka Juniors, bëri të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes dhe u vendos që ajo të luhet nesër, në orën 21:00 me orën shqiptare, për të vendosur se kush do të jetë fituesi i Kupës Libertadores në këtë edicion.

River Plates i mjafton një barazim pa gola për t’u shpallur kampion pasi sfida e parë përfundoi me rezultat 2-2.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb