Tani është zyrtare. Zërat se Joachim Loew do të larohej nga pankina e kombëtares së Gjermanisë përpara se kontrata e tij të skandonte, janë konfirmuar nga vetë tekniku. Me anë të një njoftimi shpërndarë nga Federata Gjermane e Futbollit, bëhet e ditur se “Jogi” do të mbyllë aventurën menjëherë pas finaleve të Kampionatit Europian.

7c2728f2f09db535626e8071e6a92fac
7c2728f2f09db535626e8071e6a92fac

Kontrata aktuale e Loew skadon menjëherë pas finaleve të Botërorit 2022, por ai ka vendosur të përshpejtojë largimin e tij nga drejtimi i “Panzerave”. Mediat gjermane bëjnë të ditur se pas 15 vitesh në pankinë, presioni është rritur ndjeshëm ndaj teknikut, teksa kujtojnë se si atij iu kërkua dorëheqja pas humbjes turpëruese 6-0 kundër Spanjës në Ligën e Kombeve nëntorin e shkuar. Joachim Loew u ul në pankinën e përfaqësueses së Gjermanisë në vitin 2006, ndërsa arriti të fitojë Kupën e Botës në Brazil në vitin 2014.

Joachim Loew Jules Rimet Trophy World Cup Germany 3172306
Joachim Loew Jules Rimet Trophy World Cup Germany 3172306

Që atëherë Gjermania nuk ka fituar asnjë trofe, por statistikat janë mbreslënëse. Në 189 ndeshje, Loew ka fituar 120, ka barazuar 38 dhe ka humbur 31. Tani mbetet për t’u kuptuar se cili do të jetë pasardhësi i tij në kombëtaren gjermane. Prej kohësh flitet se dy kandidatët kryesorë janë Jurgen Klopp dhe Hansi Flick.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb