Arsenali ka siguruar një goditje të madhe në këtë merkato. Blutë e Londrës ia kanë dalë të afrojnë mesfushorin italian, Jorginho nga kushërinjtë e Chelseat.

Jorginho do të qëndrojë te Gooners deri në verën e vitit 2024, pra transferim me titull definitiv. Drejtori sportiv Edu tha: “Jorginho është një profesionist i vendosur me një mentalitet të fortë që sjell cilësi dhe përvojë në skuadrën tonë. Arsenali është një nga ekipet pretendente për titull.

Chelsea, gjithashtu ka përshendetur largimin e lojtarit: “Shumë nga paraqitjet më të mira të Jorginhos erdhën në kompeticionet evropiane. Ai luajti në Baku në fund të sezonit të tij të parë kur mposhtëm Arsenalin 4-1 dhe mesfushori luajti një rol kyç në rrugën drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve në 2021…”.Një lider brenda dhe jashtë fushës që nga momenti kur mbërriti në Londrën perëndimore nga Napoli, Jorginho ishte gjakftohtësi e personifikuar nga pika e penalltisë me teknikën e tij të njohur me kercim. Një djalë miqësor dhe gazmor jashtë fushës, Jorginho largohet nga Chelsea me 213 paraqitje në emër të tij dhe katër medalje fituesish, asnjë më të çmuar se suksesi i Ligës së Kampionëve 2021 në të cilin ai luajti një rol të madh. Fat i mirë në të ardhmen, Jorgi! ”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb