Federico Chiesa është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Klubi bardhezi ka respektuar kushtin e  Fiorentinës, teksa marrëveshja e huazimit të futbollistit përfshinte blerjen e detyrueshme të tij, nëse torinezët ia dalin të kualifikohen në Champions League për sezonin 2022/2023.

“Zonja e Vjetër” edhe matematikisht është pjesë e garës për trofeun me veshë të mëdhenj në edicionin që vjen, pas barazimit të Romës në fundjavë.

Juventusi është e detyruar të derdhë në arkat e ekipit violë plot 40 milionë euro. 24 vjeçari anësor i sulmit,  Chiesa ka luajtur 14 ndeshje në 2021/2022,  kushtëzuar këtu nga dëmtimi që po e le jashtë fushave për një kohë të gjatë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb