Sherif Kallaku është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi kampion i Shqipërisë ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me fantazistin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sherif Kallaku ka luajtur me Partizanin në sezonin që kaloi, ku ka veshur fanellën e kuqe 13 herë. Në karrierën e tij ka qenë pjesë e Teutës apo edhe Lokomotivës së Zagrebit.

Bardheblutë dështuan të bënin një ecuri pozitive në Europë, çka bëri që drjetuesit të ndërhynin menjëherë në merkato me emra të mëdhenj. Synimi për edicionin e ri është mbrojtja e titullit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: