Çështja e plusvalencave, që solli heqjen e 15 pikëve në renditjen aktuale të Serisë A për Juventusin, mund të ketë pasoja të tjera të rënda për bardhezinjtë. Një prej tyre, është heqja e një tjetër titulli kampion, atij të sezonit 2018-2019.

“Codacons”, organizata për mbrojtjen e konsumatorit dhe Shoqata “Club Napoli Maradona” kanë apeluar në Gjykatën Administrative të Lacios vendimet e gjykatave sportive duke kërkuar që të shtohet edhe heqja e titullit kampion të Juventusit dhe kalimin e tij te Napoli i cili u rendit në vendin e dytë.

Sipas kërkesës së prezantuar nga një grup avokatësh që i përfaqëson, vlerësohet se ”nga Gjykata Federale është bërë vërtetimi që klubi i Juventusit ka shkelur rregullsinë e kampionateve 2018-2019, 2019-2020 dhe 2020-2021”. Mbi këto baza kërkohet që të hiqet titulli kampion i fituar nga bardhezinjtë në sezonin 2018-2019 dhe t’i kalohet napolitanëve, sipas rregullores për shkeljet e vërtetuar të kubeve për sezonet në fjalë,.

Avokati Enriko Lubrano ka bërë të qartë se edhe në këtë rast, duhej aplikuar norma e “Calciopoli”, ku Juventusit iu hoq titulli kampin për sezonet ku ishin konstatuar shkeljet. “Duhet t’i hiqet dhe t’i kalojë si rrjedhojë atij që mbërriti në vendin e dytë, Napolit”, theksoi ai para gazetarëve të cilët ishin të pranishëm në momentin e dorëzimit të dokumentacionit në KAS  të Lacios./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: