Zhvillime të rëndësishme te Sevilla. Klubi i La Liga ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Jorge Sampaoli.

Sampaoli numëron 31 ndeshje në krye të kësaj skuadre, por pa arritur rezultatet e dëshirueshme. Sevilla po kalon një sezon të vështirë në La Liga dhe kërkon që në këtë fund edicioni të bëjë paraqitje të mira.

“Sevilla FC ka shkarkuar sot Jorge Sampaolin nga detyrat e tij.

Pas humbjes në Getafe, e cila e lë skuadrën pak mbi zonën e rënies, klubi ka vendosur të ndahet me trajnerin argjentinas përpara pushimeve ndërkombëtare.

Jorge Sampaoli tani ka përfunduar periudhën e tij të dytë në Sevilla FC me gjithsej 31 ndeshje që kur mori drejtimin nga Julen Lopetegui, nëntëmbëdhjetë në La Liga, tre në UEFA Champions League, katër në UEFA Europa League dhe pesë në Copa del Rey. Argjentinasi fitoi trembëdhjetë, barazoi gjashtë dhe humbi dymbëdhjetë dhe siguroi vendin tonë në çerekfinalet e UEL.

Sampaoli nuk do të drejtojë më seancën e sotme stërvitore, e planifikuar për në orën 18.00, ndërsa klubi tashmë po punon për rekrutimin sa më shpejt të trajnerit të ri.

Sevilla FC dëshiron të falënderojë Jorge Sampaolin për përkushtimin dhe angazhimin e tij në klub dhe t’i uroj atij fat të mirë në të ardhmen e tij.” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: