Jurgen Klinsmann, ish-menaxheri i ekipeve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, është emëruar trajner i Koresë së Jugut. Bëhet fjalë për një marrëveshje, e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2026.

Federata beson se Klinsmann do ta çojë përfaqësuesen në Kupën e Botës 2026, e cila është planifikuar të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Gjermani Klinsmann do të bëjë debutimin e tij në krye të Koresë së Jugut në një miqësore në shtëpi më 24 mars kundër Kolumbisë në Ulsan. 58-vjeçari pason Paulo Bento, i cili u largua pas një cikli katërvjeçar në të cilin ai udhëhoqi skuadrën në raundin e 1/16-tave në Kupën e Botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb