Bernard Berisha ka rinovuar kontratën me klubin rus të Akhmat Grozny. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës do të qëndrojë te kjo skuadër të paktën  deri në vitin 2025.

“Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj tek klubi Akhmat Grozny deri në vitin 2025.

Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe të gjithë Republikën Çeçene që na kanë mbështetur gjithmonë. Mikpritja në këtë vend është e madhe , të cilën unë dhe familja ime e vlerësojmë shumë. Inshallah dhe një tjetër bashkëpunim i shkëlqyer me Akhamtin” – Shkruajti ai në rrjetet sociale.

Berisha është pjesë e  këtij ekipi që nga viti 2017, periudhë në të cilën vinte nga një tjetër klub rus si ai i FK Anzi Makhackala.

Besar

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: