La Liga mund të zbresë në fushën e lojës më 8 gusht! Zyrtarizimin e ka bërë kryeministri spanjoll Pedro Sançez. Për shkak të emergjencës së koronavirusit, kampionati i vendit iberik ishte i ndalur prej 23 marsit. “La Liga do të mund të nisë atë javë që fillon të hënën më 8 qershor,” ka deklaruar kryeministri në një fjalim për kombin e tij, pa përcaktuar kështu datën e saktë të nisjes, por vetëm javën.

Por tashmë me kalendar në dorë, hipoteza më e mundshme është që të rifillohet të premten e 12 qershorit me derbin e Seviljes, por shpejt Liga do të saktësojë gjithçka, përfshirë dhe masat e nevojshme për zhvillimin e sigurt të veprimtarive.

Ndërkohë, e vetmja gjë e sigurt është se do të kemi një “tour de force” sa u takon 11 javëve të mbetura për të mbyllur sezonin. Më herët, kreu i La Ligas, Havier Tebas, ka deklaruar në disa raste se synimi është që kampionati të mbyllet më 26 korrik. Sa i takon orarëve, në ditët e javës ndeshjet do mund të nisin ndërmjet orës 18:00 dhe 19:30, ndërsa në fundjavë mes orës 19:00 dhe 21:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb