Jakup Berisha është lojtari i ri i Kukësit. Sulmuesi 22-vjeçar është blerja e re e klubit verilindor teksa ka firmosur një kontratë 3-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur me Kukësin deri në vitin 2025.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike verilindorët me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen 22-vjeçarit. Më parë Jakup Berisha ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Shkëndijes së Tetovës, Shkupit dhe Vardarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb