Kukësi po punon për të mbajtur në skuadër elementë të rëndësishëm. Pak më parë, klubi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me lojtarin Gjelbrim Taipi. Kapiteni do të jetë pjesë e verilindorëve edhe për të paktën 2 sezone.

“Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me kapitenin Gjelbrim Taipi për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera. Mesfushori nga Tërnoci, ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2024, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin” – shkruan klubi.

U7i
U7i

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb