Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës dhe kabinetin qeveritar para deputetëve të zgjedhur të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Mandatuesi për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është zotuar se qeveria e tij do të jetë e ndryshimit pozitiv për Kosovën.

  • foto galeri

Ai në foltoren e Kuvendit, duke prezantuar ekspozenë e tij para të zgjedhurve të popullit, tha se pandemia COVID-19 do të jetë prioriteti numër një i qeverisë së tij, më pas drejtësia, punësimi, zhvillimi ekonomik dhe reformimi në arsim.

“Pandemia sfida kryesore, pa humbur kohë do të dalim me plan për masa të reja dhe do të synojmë vaksinimin e 60 për qind të popullsisë. Do të vazhdojmë vettingun për të vendosur drejtësi. Edhe arsimi do të riformohet”, tha Kurti.

​ Mandatari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur dhe pranimin e të vërtetës nga ana e Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes dy popujve dhe në mes të dy shteteve. Ai në foltoren e Kuvendit, duke prezantuar ekspozen e tij para të zgjedhurve të popullit, tha se me Serbinë, Kosova ka çështje të hapura që duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, megjithatë shtoi se asnjë progres nuk mund të bëhet nëse nuk mund të bëhet nëse nuk ka progres në zgjidhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

Kurti shtoi se raportet tona fqinjësore do t’i avansojmë nëpërmjet reciorocitetit. Sipas tij, rruga drejt integrimit në BE, mund të jetë sfiduese por ajo nuk ka alternativë. Qeveria Kurti 2 pritet të ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra. Pesë prej tyre janë gra.

Ky është Kabineti Qeveritar:

Kryeministër, Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi

Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati

Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukuturës, Liburn Aliu

Ministër i Bujqësisë, Faton Peci

Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb