Tani është zyrtare. Pas Bundesligës, La Liga është kampionati i dytë I madh europian që rikthehet në fushën e lojës. Futbolli spanjoll rinis më 11 qershor, datë kjo e dakordësuar më parë mes klubeve dhe Ligës. Por konfirmimi ka ardhur nga presidenti Javier Tebas.

Javier Tebas
Javier Tebas

“La Liga rinis më 11 qershor. Po punojmë që gjithçka të jetë gati”, ka thënë ai, ndërsa më pas i është përgjigjur edhe atyre që ishin kundër rikthimit të futbollit iberik. “Ka shumë demagogji. Janë thënë shumë gjëra, madje që jemi edhe pa shpirt. Por njerëzit duhet ta kuptojnë që futbolli është një industri shumë e rëndësishme. Gjeneron 1.37 përqind të prodhimit të brendshëm bruto dhe ka të regjistruar më shumë se 185 mijë të punësuar”, ka vijuar numri një i Ligës.

Sspfile Photo: La Liga Santander Fc Barcelona V Real Betis
Sspfile Photo: La Liga Santander Fc Barcelona V Real Betis

Sipas programit, kampionati spanjoll riprezantohet më 11 qershor me derbin Betis-Sevilla, teksa do të luhen edhe minutat e mbetura të sfidës në Ligën 2, Rayo Vallecano-Albacete, e cila u ndërprje në fushën e lojës. Kalendari i La Liga parashikon një tur force me 39 ditë pa ndërprerje, ndërsa skuadrat do të zbresin në fushë çdo 72 orë për të mbyllur sezonin në datën 19 prill.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: