Laçi është përforcuar në merkato. Klubi kurbians njofton mbarë opinionin publik se ka firmosur me Jon Vulën, lojtar i dalë nga Akademia e Young Boys.

“KF Laçi njofton se ka firmosur për tre vite me mesfushorin qendror, Jon Vula, i cili është produkt i akademisë së Young Boys në Zvicër dhe ka luajtur edhe me Zvicrën U15. I urojmë suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi!” – Shkruan Laçi. Futbollisti i mesit të fushës ka veshur së fundmi fanellën e Koniz.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: