Leeds United është zyrtarisht kampione e Championship dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës angleze të futbollit Premier League. Klubi historik anglez i ka munguar Premier League-s për 16 vite por kush mund ta rikthente atë aty përveçse trajnerit të mirënjohur argjentinas, Marcelo Bielsa.

Marcelo Bielsa i njohur ndryshe dhe me nofkën ‘El Loco’ për shkak të temperamentit të tij të veçantë dhe kontravers do t’i bashkohet vitin tjetër Premier League. Me një karrierë të pasur si trajner, pasi ka drejtuar Argjentinën dhe Kilin si kombëtare, por dhe klube të njohura si Athletic Bilbao, Lazio, Marseille dhe Lille tashmë do të tentojë me Leeds United të spikasë në Premier League.

Pas Guardiolës, Mourinho, Klopp, Lampard, Ancelotti, Arteta, Hodgson, Solskjaer, Moyes dhe Brendan Rogers tashmë Premier League pasurohet me një tjetër trajner me karrierë si Bielsa. Por jo vetëm në vendin e dytë është West Bromich Albion i trajnerit kroat Slaven Bilic i cili është kandidat për në Premier League, apo dhe Fulham i Scott Parker, ish- mesfushorit të Totenham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb