Klubi i AC Milan ka zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate për shtyp atë që thuhej prej ditësh: Leonardo është drejtori i ri i përgjithshëm për sektorin tekniko-sportiv, me efekt të menjëhershëm.
Një rikthim emocional për milanistët, të cilët shpresojnë në ndërtimin e një skuadre që do të konkurrojë në nivel evropian.

Leonardo iu bashkua Milanit në vitin 1997 si futbollist dhe qëndroi për pesë sezone duke e fituar titullin e kampionit dhe kupën, ndërsa regjistroi 124 ndeshje duke shënuar 30 gola.
Më pas, ai iu bashkua ekipit menaxhues të klubit, pastaj ekipit sportiv. Në vitin 2009, Leonardo u angazhua si trajner i Rossonerëve duke zënë vendin e Carlo Ancelottit.

Angazhimi i tij si drejtor sportiv është një hap i madh drejt plotësimit të objektivave të klubit në vitet në vijim.
Ndërkohë, presidenti i ri i Milan, Paolo Scaroni, që u emërua pak ditë më parë nga “Fondi Elliott” deklaroi për brazilianin: “Rikthimi i Leonardos është një tjetër hap përpara në rrugën drejt suksesit.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb