TIRANË

Me 118 vota pro, 4 abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi një ditë më parë ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, ndryshime ishin propozuar nga shumica socialiste.

Kuvendi ka publikuar listën e plotë të të gjithë deputetëve, dhe mënyrën se si kanë votuar ata ndaj ndryshimeve kushtetuese, si edhe ngritjes së dy komisioneve përkatësish asaj territoriale dhe reformës zgjedhore për pas votës Pro të PD në Kuvend.

Mes deputetëve që nuk kanë votuar për ndryshimet kushtetuese edhe pse e pranishme ne seance, eshte ministrja e Infraskturës, Belinda Balluku.

Ndërkohë, edhe pse u shpreh kunder zgjatjes së afatit, ish-kryeministri Berisha nuk mori pjesë në votim.

Abstenuan:
Monika Kryemadhi
Emilja Koliqi
Petrit Vasili
Erisa Xhixho

Nuk kanë votuar:
Luan Baçi
Belinda Balluku
Sali Berisha
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Isuf Çelaj
Belind Këlliçi
Sorina Koti
Bujar Leskaj
Flamur Noka
Edmond Spaho
Agron Shehaj
Tritan Shehu
Albana Vokshi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb