Liverpool vazhdon të investojë për të ardhmen. Të kuqtë kanë zyrtarizuar ditën e sotme firmën me mesfushorin 19 vjeçar që vjen nga Fulham, Fabio Carvalho.

Portugezi ka luajtur në Championship në sezonin që lamë pas plot 36 takime, në të cilat ka shënuar edhe 10 gola. Carvalho i ka kushtuar arkave të Liverpool 10 milionë euro.

“Fabio Carvalho është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Liverpoolit pasi përfundoi lëvizjen e tij në Qendrën Stërvitore AXA.Portugezi U21 u bashkua me Reds më 1 korrik pas një sezoni përparimtar 2021/22, gjatë së cilës ai ishte një figurë kyçe në promovimin e Fulhamit përsëri në ligën më të mirë” – Shkruan klubi.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: