Tashmë është zyrtare, Naser Aliji është me skuadër të re, teksa do ta vijojë karrierën e tij te skuadra hungareze e Budapest Honvedit. Aliji ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me një nga klubet më legjendarë në Hungari, ndërsa ka arritur më në fund të gjejë një ekip për të vijuar karrierën e tij pas aventurës jo të mirë në Rumani.

Aliji
Aliji

Aliji nënshkroi në verën e shkuar me Dinamon e Bukureshtit, por largimi i trajnerit bëri që të iknin dhe një pjesë e lojtarëve që ai pat afruar, ndaj në verë mbrojtësi nga Kumanova doli lojtar i lirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: