Luis Enrike nuk do të jetë trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku spanjoll në konferencën për media pas fitores 6-1 kundër Sporting Gijonit. “Dua t’u bëj të gjithëve me dije se nuk do të jem trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm. Është një vendim i vështirë për t’u marrë, por i menduar mirë”, u shpreh Enrike.

“Kam nevojë për pushim, kjo është arsyeja kryesore pse nuk dua të vazhdoj”, shtoi 46-vjeçari. Enrikes i skadon kontrata më 30 qershor dhe ai ka vendosur të mos e rinovojë.

Tekniku spanjoll mori drejtimin e ekipit blaugrana në verën e 2014-s dhe deri tani ka fituar dy tituj në La Liga, dy Kupa Mbreti, një Superkupë të Spanjës, një Champions, një Superkupë të Europës dhe një Botëror për Klube./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: