Julian Alvarez do të qëndrojë te Manchester City. Sulmuesi argjentinas ka rinovuar kontratën me “Qytetarët”, dëshirë kjo e drejtëpërdrejtë e trajnerit Guardiola.

Alvarez ka nënshkruar një kontratë e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2028. Ai ka shënuar 5 gola dhe s’ka dhënë asnjë assist, në 20 ndeshjet e para me ekipin nga Manchesteri.

“Kam qenë shumë i kënaqur me sezonin tim të parë këtu, por më shumë mund të bëj. E di që mund të jem më mirë dhe City më ofron gjithçka që më nevojitet për të përmbushur potencialin tim” – Tha lojtari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb