Manchester United ka huazuar sulmuesin Antony te Betis. Ka qenë klubi nga Manchesteri që ka konfirmuar lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Sulmuesi i Manchester United, Antony do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025 në Spanjë. Reprezentuesi brazilian ka kompletuar transferimin në formë huazimi tek Real Betisi në La Liga”.

“Të gjithë tek Unitedi do të dëshironin t’i uronin Antonyt fat për aventurën e tij në Sevilla”, thuhej në njoftimin e klubit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb