ANGLI

Manchester United ka finalizuar blerjen për 73 milion paund të sulmuesit të talentuar Jadon Sancho.
21-vjeçari i rritur në akademinë e Manchester City do të jetë sezonin tjetër te ‘Djajtë e Kuq’.

I riu kohët e fundit ka kaluar një periudhë aspak të lehtë pas humbjes së penalltisë në finalen me Italinë në Euro 2020.
Edhe pse luajti pak minuta, atij iu besua penalltia e 4-t në finalen në “Wembley’’ të cilën e humbi dhe më pas u përball me fyerjet, talljet dhe racizmin e tifozëve anglezë.

Gjithsesi ai ka vendosur të lërë Gjermaninë për t’u rikthyer në Angli me Manchester United i cili kërkon të rikthehet në vitet e lavdishme.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb