Nuk ka më dyshime. Mauro Icardi do të firmosë në Turqi për Gallatasary. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi i njohur, teksa ka postuar në rrjetet sociale një video mjaft interesante.

Sulmuesi lë kështu PSG-në, pas disa vitesh qëndrimi atje. Gjatë verës u përfol gjatë për një divorc të argjentinasit me kampionët e Francës, pasi lojtari ishte totalisht jashtë projektit.

Debutim i Icardit me skuadrën e re mund të vijë që me datën 11 shtator, në transfertën e programuar ndaj Kasimpasa, sfidë kjo që do luhet në Recep Tayyip Erdoğan Stadyumu (Istanbul).

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: