Enea Mihaj është larguar nga skuadra e PAOK pas 3 sezonesh qëndrimi. Mbrojtësi i Shqipërisë është zyrtarizuar te skuadra e Famalicao, në elitën e kampionatit portugez.
Për Mihajn ky do jetë një hap i ri në karrierë, pasi më parë ka provuar të luajë vetëm në Greqi. Përvecc se me PAOK, 24 vjeccari do të mbahet mend për eksperiencën me Panetelikos.
Debutimi i tij me Famalicaon mund të vijë që me datën 22, ku ekipi i tij i ri do masë forcat me Gil Vincente në transfertë në Estádio Cidade de Barcelos (Barcelos).
✍️ ???? ????? assina por 3⃣ temporadas
ℹ Sabe mais em https://t.co/gAKVyjfmv0⚪? #PeloNossoSímbolo #amordeperdicao pic.twitter.com/8cOq0ltYsi
— Futebol Clube de Famalicão (@FCF1931_Oficial) August 15, 2022
(BalkanWeb)