Bruno Lulaj nuk është më futbollist i Kukësit. Klubi verilindor bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin, pasi është parë e rrugës që të mos rinovohet kontrata.Mbrojtësi i njohur numëron 3 sezone me kuksianët. Lulaj ka luajtur më parë për Skënderbeun dhe Laçin.

“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Bruno Lulaj nuk është më pjesë e ekipit tonë pasi kontrata e mbrojtësit ka përfunduar.
Klubi i Kukësit e falënderon Brunon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: