Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë jashtë funksionit për plot 1 muaj. Firma përgjegjëse për tapetin e stadiumit do të bëjë riparime në fushën e gjelbër pasi ajo është dëmtuar shumë gjatë takimeve të fundit, si pasojë edhe e reshjeve të dendura të shiut.

Koha për ta sjellë tapetin e stadiumit në gjendje optimale është relativisht e gjatë për ekipin e futbollit të Vllaznisë, që do të detyrohet njësoj si sezonin kaluar t’i luajë takimet si pritëse në kompleksin stërvitor “Reshit Rusi”.

Takimi i parë që do të luhet në “Loro Boriçi” pas përfundimit të riparimeve do të jetë ndeshja e kombëtares shqiptare ndaj Izraelit më 12 nëntor, dhe vetëm pas kësaj ndeshjeje në stadium do të mund të rikthehet të luajë edhe Vllaznia, shkruan “Panoramasport”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb