Vllaznia ka huazuar nga Teuta mbrojtësin e njohur, Artan Jazxhi. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Teuta për huazimin e futbollistit Artan Jazxhi. Mbrojtësi 24 vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës tonë për Kupat e Europës”- shkruan klubi. Jazxhi, në sezonin e fundit në Durrës ka luajtur 28 ndeshje.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb