Tani është zyrtare. Ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut që do të ngrejë siparin e javës së 22-të të Superligës do të zhvillohet në “Air Albania”. Vetë klubi bardheblu i kryeqytetit, I cili është edhe organizator në këtë sfidë, ka konfirmuar vendimin me anë të një postimi në adresën e tij në internet.

Air Albania 2
Air Albania 2

Kjo përballje do të luhet sipas kalendarit të përcaktuar më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pra ditën e shtunë në orën 17:00. Tirana kishte vendosur që deri në sfidën derbi në program pas tre javësh, të luante në stadiumin e ri, por planet e bardhebluve rrezikonin të prisheshin për shkak të impenjimit të kombëtares së vajzave U-16 në “Air Albania”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb