Pas eliminimit nga Kupa e Botës që po mbahet në Katar, trajneri i kombëtares së Holandës, Van Gaal largohet përfundimisht nga drejtimi i kësaj skuadre.

Dje Holanda u mund me rezultatin 4 me 3 për Argjentinën, (me penallti).

Duke nisur nga 1 janari në krye të Holandës ulet Ronald Koeman.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit”, do të theksonte 71-vjeçari, ndërsa kjo është herë e dytë për të që eliminohet nga Argjentina me penallti në Kupën e Botës. E para përkon me kampionatin botëror Brazil 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: