Kristzof Piatek është zyrtarisht futbollist i Milanit dhe transferimi që tashmë pritej prej ditësh, ka marrë formë përfundimtare vetëm pak minuta më parë.

Ka qenë vetë klubi kuqezi ai i cili e ka komunikuar në rrjete sociale një lajm të tillë, duke shtuar se polaku ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023. I lindur me 1 korrik të vitit 1995, Krzysztof Piatek e ka nisur karrierën te Leichia Dzierżoniow.

Në vitin 2013 Piatek ka luajtur me Zagłębie Lubin ku në72 ndeshje dhe kishte shënuar 15 gola.

Shpërthimi i tij ndodhi te Genoa ku në 21 ndeshje (19 në kampionat dhe 2 në Kupën e Italisë) shënoi 19 gola (13 në Serie A dhe 6 në Kupë).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: