Pas shumë tratativash nga ana e Interit për ta sjellë në “San Siro”, mesfushori belg, Radja Nainggolan zyrtarisht ka rinovuar kontratën e tij me Romën. Klubi italian ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Radja Nainggolan për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021.

“Zyrtare: Radja Nainggolan vazhdon kontratën deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Romës. Nainggolan pas nënshkrimit të kontratës së re tha se është shumë i lumtur, pasi kjo është ajo që ka dashur gjithmonë. Pas qëndrimit të tij te Roma marrin fund edhe thashethemet rreth të ardhmes së belgut, i cili kërkohej nga Inter dhe Chelsea.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: