Nedim Bajrami ka firmosur me Sassuolon. Ka qenë klubi nga Reggio Emilia që ka zyrtarizuar lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sa i takon formës së transferimit nga Empoli, bëhet fjalë për një huazim me detyrim blerje për shifrën e 6 milionë eurove.

Bajrami ishte një nga më të mirët te Empoli për gjatë gjithë këtyre viteve, protagonist absolut i ekipit me asiste dhe gola të shumtë. Tani është koha për një aventurë të re, po në Serie A, në një ekip mjaft interesant.  Debutimi i lojtarit mund të vijë që me datën 4 shkurt, në ndeshjen shtëpiake të kampionatit, ndaj Atalantës, e programuar të luhet në orën 20.45, në Mapei Stadium – Città del Tricolore (Reggio Emilia).

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb