Matheus Cunha do të bëhet nënshkrimi i parë i Julen Lopeteguit si trajner i Wolves, duke u bashkuar si huazim nga 1 janari.

Lojtari brazilian fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfundoi testet mjekësore në fillim të javës, duke finalizuar kështu transferimin.

23-vjeçari i bashkohet Wolves pasi ka kaluar 18 muajt e fundit nën drejtimin e Diego Simeones te Atletico Madrid. Sa i takon të kaluarës, lojtari ka luajtur në Superligën Zvicerane dhe Bundesligën.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: