Luuk de Jong është futbollisti më i ri i PSV. Lajmi është dhënë nga klubi hollandez, që bën me dije se ështe arritur një marrëveshje që do e mbajë të lidhur lojtarin me klubin për 5 vitet në vijim.

Futbollisti nuk ishte në planet e Sevillias, teksa as në sezonin e kaluar nuk luajti për ekipin që zotëronte kartonin e tij. De Jong mbrojti ngjyrat e Barcelonës në edicionin që kaloi.

31 vjeçari ka ndërruar shumë skuadra. Në CV e tij ka klube si Graafschaap, Twente, Gladbah, apo edhe PSV.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: