Real Madrid ka konfirmuar rikthimin e Brahim Diaz nga Milani. Spanjolli i ka kaluar tre vitet e fundit si huazim në Meazza, por nuk do të luajë më për kuqezinjtë pas përfundimit të huazimit.

Real Madridi ka konfirmuar në një deklaratë zyrtare se futbollisti do të kthehet përfundimisht te Los Blancos. Diaz do të prezantohet në një konferencë për shtyp më 13 qershor në Ciudad Real Madrid.

“Real Madrid njofton se prezantimi i Brahim Diaz do të bëhet të martën më 13 qershor në orën 12:00, në Ciudad Real Madrid. Brahim Diaz kthehet në klubin tonë me një kontratë deri më 30 qershor 2027”. – shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: