TIRANE- TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot dy kandidatë për dy bashki, në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Igli Kokalari do të jetë kandidati për Bashkinë e Gjirokastrës, ndërsa Altin Çomo për Libohovën.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet rrjetit socialial Facebook nga Tritan Shehu.

“Sot u zyrtarizuan nga Z. Basha dy kandidatura për kryetar bashkie në Qarkun e Gjirokastrës. Për Bashkinë e Gjirokastrës do të jetë Dr. Igli Kokalari. Për Bashkinë e Libohovës do të jetë Z.Altin Como. Pa asnjë dyshim të dy këta personalitete të shkëlqyera, do të jenë mbas 21 Qershorit Kryetarët e atyre Bashkive. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj ata që ishin në listën e kandidatëve të mundshëm. Të gjithë kanë po ato vlera e merita të mëdha. Tashti që vendimi u dha, na takon që sëbashku të punojmë me të gjitha forcat tona, në mënyrë që më 21 Qershor secili të jetë pjesë e fitores sonë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: