Kaina Nunes është futbollisti më i ri i Tiranës. Klubi kryeqytetas ka njoftuar tifozët për arritjen e marrveshjes me sulmuesin brazilian.
Kaina është një emër i njohur për Superligën, pasi luajti në sezonin e kaluar te Vllaznia. Në 31 ndeshje, ai shënoi katër gola.
Lojtari ka qenë i huazuar te Kastrioti përgjatë edicionit 2021-2022. Kaina, me krutanët, “tundi rrjetën” 7 herë në 20 sfida të luajtura.
Transferimi i tij te bardheblutë ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Orges Shehi. Tirana do kërkojë të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm në sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)