Tashmë është zyrtare, Nicolo Barella është një lojtar i ri i “Interit”.

Klubi “zi-kaltër” e bëri publik këtë informacion nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e vetë në internet.

“Futbollisti italian vjen nga Cagliari Calcio si i përkohshëm për një vit me kushtin e kthimit të huas së përkohshme në dhënie përfundimtare. Barella ka firmosur një kontratë pesëvjeçare”, lexohet në këtë komunikatë.

Mesfushori 21-vjeçar u morr nga Cagliari për 45 milionë euro dhe do të fitojë 2,5 milionë euro në sezon.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb